Art&Argëtim

VIDEO/ Billie Eilish realizon ëndrrën e saj, këndon në një duet me Lana del Rey

Bille doli papritmas nga prapaskenat dhe filloi të këndojë drejtpërdrejtë këngën e saj "Ocean Eyes", me një asistim nga Lana.

13 Prill 2024, 17:26 Nga S.B
VIDEO/ Billie Eilish realizon ëndrrën e saj, këndon në
Lana dhe Billie

SHBA- Këngëtarja e njohur Billie Eilish i dha vetes dhe turmës një kënaqësi të vërtetë në Coachella të premten mbrëma duke u ngjitur në skenë si e ftuar speciale për të performuar me idhullin e saj Lana Del Rey. Çifti ikonë erdhi si një surprizë për audiencën në festivalin në Indio, Kaliforni.

Ky duet për Billie-n ishte gjithçka që ajo mund të shpresonte ndonjëherë duke qenë se Lana ka pasur një ndikim kaq të madh në muzikën e saj. Bille doli papritmas nga prapaskenat dhe filloi të këndojë drejtpërdrejtë këngën e saj "Ocean Eyes", me një asistim nga Lana.

Më pas yjet bënë një tjetër duet, duke kënduar këngën e Lanës, "Video Games". Ndërkohë, fansat e Taylor Swift menduan se superylli i popit do t'i bashkohej Lanës në skenë për shkak të punës së tyre të mëparshme së bashku, por një bashkëpunim i tillë nuk u zhvillua.

lana del rey billie eilish coachella shba

Sondazh

Poll