Bota

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç akuzon Rusinë për spiunazh

22 Nëntor 2019, 08:53 Nga DOSJA
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç akuzon Rusinë për

SERBI- “Agjensitë serbe të inteligjencës kanë zbuluar një operacion të gjerë inteligjence që përfshin spiunë rusë dhe pjesëtarë të ushtrisë serbe.”- ka thënë Presidenti Aleksandar Vuçiç ditën e djeshme.

Deklaratat e Vuçiçit erdhën pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të cilin ai e mblodhi pas publikimit të një video fundjaën e shkuar, ku tregohej se një oficer i inteligjencës ruse po i jepte para një burri serb në Beograd.

Ky rregjistrim i cili nuk ishte bërë nga agjentët serbë, tregonte një burrë të identifikuar si Georgy Kleban, ish-ndihmës atashe ushtarak në ambasadën e Rusisë në Beograd, duke takuar një oficer serb në pension, të cilin Vuçiç e identifikoi vetëm si Z.K.Vuçiç më tej ka thënë se takimi u zhvillua dhjetorin e kaluar, por nuk tha se kush e kishte bërë videon.

Agjentët serbë që ndoqën Z.K. nuk mund të kishin nënkontroll Kleban dhe burimin e të tij serb “përveçse nga larg” pasi oficeri rus kishte marrë masa  mbrojtje

Në disa raste, agjencitë serbe të sigurisë mblodhën prova audio dhe video të kontakteve midis Lt.Col. Kleban dhe pjesëtarëve të ushtrisë serbe.”-mësohet të ketë thënë Vuçiç në një konferencë për shtyp. Mediat e huaja shkruajnë se, incidenti ka potencial për prishje të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Rusisë, të cilët janë aleatë të vjetër.

“Dy vendet kanë lidhje të forta politike, ushtarake, kulturore dhe ekonomike. Moska e mbështet Beogradin në refuzimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.”-shkruan Reuters.

Është  mësuar se Vuçiç ka planifikuar të udhëtojë në Moskë në 4 dhjetor për të takuar Putinin për takimin e tyre të tretë të këtij viti. Ndërkohë në Moskë, Maria Zakharova, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, tha në një konferencë se pamjet e publikuara  duhet të konsiderohen si “një provokim” i krijuar për të nxitur “një përshtypje të caktuar”.

E nga ana tjetër zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ishte i sigurt që asgjë nuk mund të dëmtonte marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë.

Burimi: Reuters

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic rusi serbi aleksander vucic rusi serbi

Sondazh

Poll

Bota 21 Nëntor 2019, 18:49

Gjendet një bombë në një shkollë në Kaliforni

KALIFORNI- Një bombë është gjetur sot në ambientet e një shkolle në Kaliforni .Mediat e huaja kanë konfirmuar se në shkollën e mesme “San Jose” është gjetur një...