Bota

Zemërim në Gjermani për ankandin me sendet personale të Hitlerit, përmendoret naziste shiten për qindra mijëra euro

21 Nëntor 2019, 16:23 Nga DOSJA
Zemërim në Gjermani për ankandin me sendet personale të

GJERMANI- Pas shtëpisë së Hitlerit, e cila do të kthehet në një stacion policor, tani sendet e tij janë nxjerrë në ankand. Një shtëpi ankandi në Mynih ka shitur dhjetëra objekte nga epoka e Rajhut të Tretë, përfshirë ato të familjeve Hitler, Goering dhe Himmler.

Disa sende të drejtuesve nazistë, në mes të cilave edhe një kapele cilindrike e Adolf Hitler, flamuj nazist, stema perandorake dhe dekorata, u blenë për qindra mijëra euro në një ankand, i cili shkaktoi dhe zemërim në në Gjermani dhe jashtë vendit.

Një ndër to ishte dhe kapelia cilindrike e Hitlerit, e cila u shit për 50.000 euro.

Sendet që i përkisnin të dashurës së tij Eva Braunit, u shitën për disa mijëra euro.

Në ankand përveç sendeve të Hitlerit, ishin dhe sende të tjera që u përkisnin nazistëve të tjerë, si Hajnrih Himler dhe Rudolf Hes.

Burimi: Daily Mail

(M.P,A.M/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota adolf hitler ankandi me sendet e hitlerit ankandi ne gjermani adolf hitler ankandi me sendet e hitlerit ankandi ne gjermani

Sondazh

Poll