Bota

Alarmi i kuq në Australi/ Zjarret djegin 4500 hektarë pyje, rrezik për vatra të tjera

22 Nëntor 2019, 07:40 Nga DOSJA
Alarmi i kuq në Australi/ Zjarret djegin 4500 hektarë pyje, rrezik

AUSTRALI- Pothuajse në mbarë botën janë parë raste të rënda me zjarre e nga ana tjetër vende të ndryshme të Europës po përballen me  përmbytje masive.

Sipas mediave të huaja Australia është një ndër vendet më të rrezikuara nga  zjarret pasi temperaturat e larta kanë arritur  kulmin.

Autoritetet vendase kanë deklaruar një rrezik për zjarr, duke sinjalizuar alarmin e kuq për pjesë të shtetit që preken për herë të parë që nga viti 2010 nga zjarri.

Erërat e rrëmbyeshme dhe temperaturat  që kanë kaluar 4 gradë celcius janë faktorët që mund të sjellin tragjedinë për këtë vend.

Zjarrfikësit në Australinë e Jugut po punojnë për të përmbajtur flakët në të gjithë shtetin pas një vlerësimi katastrofik të rrezikut nga zjarri i së mërkurës. Paralajmërime të mëdha për rrezikun nga zjarri ishin në dispozicion për tre rajone ditën e djeshme, pasi zjarri dogji  4500 hektarëve në Gadishullin e Poshtëm të Yorkes.

Autoritetet përkatëse kanë paralajmëruar për një zjarr në Australinë Perëndimore, Australinë e Jugut, NSË, ACT, Victoria dhe Tasmania.

Burimi:  Theguardian 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota alarmi i kuq australi zjarre masive alarmi i kuq australi zjarre masive

Sondazh

Poll

Bota 21 Nëntor 2019, 18:49

Gjendet një bombë në një shkollë në Kaliforni

KALIFORNI- Një bombë është gjetur sot në ambientet e një shkolle në Kaliforni .Mediat e huaja kanë konfirmuar se në shkollën e mesme “San Jose” është gjetur një...