Bota

Ish-gjyqtari akzua të forta për Bernd Borchard: Kur ishte shef i misionit të EULEX, ndërhynte në gjykme. Kërkonte dënime

22 Nëntor 2019, 07:22 Nga DOSJA
Ish-gjyqtari akzua të forta për Bernd Borchard: Kur ishte shef i

KOSOVË- Një ish-gjyqtar i EULEX-it  ka hedhur akzua të forta ndaj misionit më të madh të Bashkimit Evropian, duke e akuzuar për korrupsion, ndërhyrje politike, presion dhe kërcënime për largim nga puna të gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk u nënshtroheshin urdhrave politikë të tye.

Sipas ish-kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve, Malcomm Simons, në të paktën në dy raste, ka pasur urdhra për të dënuar njerëz të cilët konsideroheshin problematikë në raport me bisedimet e Kosovës me Serbinë.

Veprimet e tij janë bërë dhe zyrtare pasi, Simons ka paditur drejtuesit më të lartë të misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, Mats Mattson, Gerrit Sprenger dhe Charles Smith. Ai akuzon EULEX-in dhe një numër drejtuesish të këtij misioni se i kishin montuar tri raste hetimore disiplinore, për ta ndëshkuar për shkak se nuk ishte pajtuar me mënyrën se si po i qaseshin drejtësisë eprorët e tij.

Insajderi, e ka pyetur EULEX-in nëse është në dijeni të kësaj padi, dhe ky organizëm ka pranaur që është në dijeni por nuk ka komentuar akuzat.

Trupi gjykues i hodhi poshtë pretendimet. Në mëngjes derisa paneli po e shqyrtonte çështjen mora një telefonatë nga shefi i Misionit EULEX, Bernd Borchardt, i cili më tha që ai kishte komunikuar me ‘Brukselin’ dhe vazhdoi të më jepte mendimin e tij për rastin dhe sugjeroi se si ne mund vazhdonim me gjetjet. Unë i thashë Shefit të Misionit se kjo ishte çështje i takonte panelit (të komisionit disiplinor), dhe se udhëzimi i tij nuk ishte i duhuri. Kjo tregonte për mënyrën në të cilën procesi, i cili do të duhej të ishte i pavarur, në fakt po drejtohej nga jashtë”, shkruan ai në padi.

Simons me tej në padinë e tij zbulon se si edhe gjyqtarë ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese, paguheshin dhe merrnin para pa punuar fare. Një gjyqtare, paguhej në Kosovë, ndërkohë që punonte në Gjeorgji si konsulente. Në këtë padi, Simons i ka kushtuar një hapësirë të madhe rastit “Kleçka”, në të cilin ishte i akuzuar Fatmir Limaj, dhe të tjerë dhe Grupit të Drenicës.

Të dyja këto raste kishin të bënin me krime lufte. Në rastin e parë, ai zbulon se kishin marrë urdhra politikë për ta dënuar Limajn, ndërsa në rastin e dytë zbulon një aferë seksuale midis dy gjyqtarëve të EULEX-it, të cilët të akuzuarve u referoheshin si kafshë. Ish-gjyqtari britanik, tregon se ishte emëruar kryesues i komisionit disiplinor në rastin e gjyqtarit, Pardal, kur kishte marrë urdhra nga Shefi i Misionit EULEX, Bernd Borchardt, që ta ndëshkonin gjyqtarin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni bernd bochard borchard nen akuza gjyqtari akzua bochardit shefi i misionit eulex bernd bochard borchard nen akuza gjyqtari akzua bochardit shefi i misionit eulex

Sondazh

Poll

Bota 21 Nëntor 2019, 18:49

Gjendet një bombë në një shkollë në Kaliforni

KALIFORNI- Një bombë është gjetur sot në ambientet e një shkolle në Kaliforni .Mediat e huaja kanë konfirmuar se në shkollën e mesme “San Jose” është gjetur një...