Bota

Kryeministri i Izraelit akuzohet për korrupsion, Netanyahu mori dhurata të shtrenjta nga biznesmenë të pasur

21 Nëntor 2019, 19:21 Nga DOSJA
Kryeministri i Izraelit akuzohet për korrupsion, Netanyahu mori dhurata

IZRAEL– Prokurori i përgjithshëm i Izraelit e ka akuzuar kryeministrin, Benjamin Netanyahu, për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit në lidhje me tri raste të ndara.

Netanyahu dyshohet se ka pranuar dhurata nga biznesmenë të pasur dhe ka dhënë favore për të pasur një paraqitje sa më të mirë në media.

Ai i ka mohuar akuzat duke thënë se është viktimë e një “gjuetie shtrigash” nga kundërshtarët e tij të majtë dhe mediat.

Ai gjithashtu ka insistuar se nuk do të japë dorëheqjen dhe nuk është i detyruar me ligj ta bëjë këtë, raporton REL.

Akuza ndaj Netyanahut bëhet në kohën kur vendi po përballet me një paqartësi politike, pasi nga dy palë zgjedhje të përgjithshme të mbajtura këtë vit, nuk u arrit një shumicë e qëndrueshme në parlament për të zgjedhur qeverinë e re izraelite.

Të mërkurën, rivali i Netanyahut, Benny Gantz, tha se ai nuk ishte në gjendje të krijonte një shumicë në parlament për të formuar qeverinë. Atij iu dha mundësia të provonte, pasi Netanyahu nuk arriti ta bëjë këtë.

Presidenti, Reuven Rivlin, u kërkoi ligjvënësve që të bien dakord për një kandidat për kryeministër brenda 21 ditëve dhe të shmangin mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota akuza per korrupsion benjamin netanyahu izrael akuza per korrupsion benjamin netanyahu izrael

Sondazh

Poll

Bota 21 Nëntor 2019, 18:49

Gjendet një bombë në një shkollë në Kaliforni

KALIFORNI- Një bombë është gjetur sot në ambientet e një shkolle në Kaliforni .Mediat e huaja kanë konfirmuar se në shkollën e mesme “San Jose” është gjetur një...