Bota

U arrestua për vrasjen e gazetares malteze, lirohet biznesmeni, do mbikëqyret deri në fund të hetimit

22 Nëntor 2019, 08:31 Nga DOSJA
U arrestua për vrasjen e gazetares malteze, lirohet biznesmeni, do

Tiranë- Dy ditë pas arrestimit është liruar me kusht nga burgu Yorgen Fenech, biznesmeni që akuzohet si nxitës i vrasjes së gazetares malteze Daphne Caruana Galicia.

Ky lirim i tij pritet të sjellë tensione në Maltë. Jo më vonë se mbrëmjen e së mërkurës ndërtesa e qeverisë u rrethua nga një zinxhir njerëzor prej mijëra maltezëve të cilët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit.

Arrestimi i tij erdhi pas hetimeve mbi këtë çështje, ku ky biznesmen dyshohet se  mund të ketë porositur vrasjen e gazetares.

Yorgen Fenech është pronar i kompanisë 17 Black, drejtor dhe bashkëpronar i një kompanie që fitoi tenderin e një koncesioni gjigand gjatë vitit 2013 nga policia në Maltë për të ndërtuar një termocentral gazi në një ishull mesdhetar.

Vrasja e gazetares:

Gazetarja Caruana Galizia në kohën e vrasjes ishte duke punuar mbi një dosje korrupsioni. Ajo u vra pasi makina  të cilën e kishte marrë me qera shpërtheu në lëvizje.  Ajo u gjet nga djali i saj Matthew që dëgjoi shpërthimin nga shtëpia e tyre.

Burimi: Newcastleherald.com

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota daphne caruana galicia vrasja e gazetares në malte yorgen fenech daphne caruana galicia vrasja e gazetares në malte yorgen fenech

Sondazh

Poll

Bota 21 Nëntor 2019, 18:49

Gjendet një bombë në një shkollë në Kaliforni

KALIFORNI- Një bombë është gjetur sot në ambientet e një shkolle në Kaliforni .Mediat e huaja kanë konfirmuar se në shkollën e mesme “San Jose” është gjetur një...