Sport

VIDEO / Lecce rigjen fitoren në fund përballë Empolit!

Pas këtij takimi Lecce renditet në vend të 14-të me 29 pikë, teksa Empoli në vend të 16-të me 28 pikë.

13 Prill 2024, 20:12 Nga DOSJA
VIDEO / Lecce rigjen fitoren në fund përballë Empolit!

ITALI - Lecce rikthehet te triumfi dhe atë e bën ndaj Empoli-t në shtëpi, në takimin e javës së 32-të të Serie A. Ndeshja rezultoi shumë e luftuar, me miqtë që gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 5’ me Cerri-n, por ai gol u anulua pas verifikimit në VAR, për shkak se pak sekonda më parë Caprile kishte dalë nga zona me topin në duar.

Sfida vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 89’, kur Sansone shfrytëzoi shkujdesjen e mbrojtjes së Empoli-t dhe gjeti rrugën drejt rrjetës, duke i dhuruar triumfin Lecce-s.

Pas këtij takimi Lecce renditet në vend të 14-të me 29 pikë, teksa Empoli në vend të 16-të me 28 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll