Sport

VIDEO / E pabesueshme, Dortmundit i anulohet penalltia pasi e shënon gol!

Ndërhyrja e VAR-it ishte vendimtare, siç ndodh shpesh në fusha në të gjithë Evropën, por vendimi u me shumë vonesë dhe ka shkaktuar polemika. Në minutën e 50-të arbitri, me rezultatin 1-2, akordon penallti për Borussian e Dortmundin. Godet Sabitzer dhe shënon.

13 Prill 2024, 20:09 Nga DOSJA
VIDEO / E pabesueshme, Dortmundit i anulohet penalltia pasi e shënon gol!

GJERMANI - Një episod në kufijtë e së pabesueshmes ka ndodhur në Bundesligë gjatë ndeshjes Borussia Moenchengladbach-Borussia Dortmund. Arbitri i takimit anuloi një 11-metërsh që ishte dhënë për verdhezinjtë pasi Sabitzer e kishte shndërruar në gol.

Ndërhyrja e VAR-it ishte vendimtare, siç ndodh shpesh në fusha në të gjithë Evropën, por vendimi u me shumë vonesë dhe ka shkaktuar polemika. Në minutën e 50-të arbitri, me rezultatin 1-2, akordon penallti për Borussian e Dortmundin. Godet Sabitzer dhe shënon.

Menjëherë më pas, megjithatë, ndodh e paimagjinueshmja, arbitri rikthehet nga VAR-i dhe pasi verifikoi se ndërhyrja e Omlin ndaj Adeyemit nuk ishte faull, anulon penalltinë. Kështu, rezultati mbetet 1-2.

Menjëherë më pas Adeyemi mori kartonin e dytë të verdhë duke e lënë Borussian e Dortmundin me dhjetë lojtarë. Megjithatë, verdhezinjtë arritën të merrnin fitoren, duke qëndruar me pikë të barabarta me Leipzigun (4) në vendin e pestë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll