Sport

Klubet e Premier League shpenzuan më se 400 mln. € për komisionet e agjentëve

Chelsea ishte ai që pagoi më shumë për ta: 75 milionë euro…

13 Prill 2024, 14:00 Nga DOSJA

Klubet e Premier League shpenzuan më se 400 mln. € për komisionet

ANGLI - Klubet e Ligës Angleze të Futbollit shpenzuan më shumë se 400 milionë euro (ME) për komisionet e agjentëve në dy tregjet e fundit të transferimeve, me Chelsean dhe Manchester Cityn në krye të listës.

Sipas listës së publikuar, ‘Blutë’ janë skuadra që ka shpenzuar më shumë për komisionet e agjentëve, me 75 ME të paguara për agjentët, ndërsa ‘Qytetarët’ figurojnë në vendin e dytë, me 60 milionë. Manchester United shpenzon 34 milionë, Liverpooli 31 milionë dhe Arsenali më shumë se 24 milionë.

Pagesat e komisioneve për agjentët u rritën ndjeshëm krahasuar me 318 milionë të shpenzuara sezonin e kaluar. Në 203 milionë të shpenzuara në sezonin 2016/2017, komisionet ndaj agjentëve janë dyfishuar në shtatë vitet e fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll