Sport

Skuadra denoncon "raprezaljet" nga drejtuesit e klubit spanjol: nga pagat e papaguara deri te stërvitja pa staf mjekësor!...

Të gjitha këto sepse ata u rrëzuan nga kategoria...

13 Prill 2024, 15:00 Nga DOSJA

Skuadra denoncon "raprezaljet" nga drejtuesit e klubit spanjol: nga

SPANJE - Skuadra e CF La Nucía, një skuadër nga divizionet më të ulëta të Spanjës, zbuloi në fillim të prillit, se nëntë lojtarë i gjetën makinat e tyre me goma të shpuara kur u kthyen në ambientet e klubit pas një ndeshjeje jashtë.

Dyshimi ra mbi ekipin teknik të stemës. Tani, sportistët kanë vendosur të japin më shumë detaje për situatën që po përjetojnë në klub, përmes një deklarate të publikuar nga Shoqata e Futbollistëve Spanjolë.

“Gjatë muajve të fundit të këtij sezoni, ne kemi pësuar vonesa të konsiderueshme në pagimin e pagave, gjë që ka ndikuar negativisht në punën tonë të përditshme dhe në familjet tona”,- filluan ata duke shkruar, duke shtuar më pas që besojnë se “klubi po reagon me reprezalje pas konfirmimit të rënies sezonin e kaluar, me skuadrën që pësoi një sërë aktesh të papranueshme”.

Më pas futbollistët treguan këto "akte” të papranueshme: "Ne ishim viktima të një akti vandalizmi, me disa lojtarë që panë gomat e makinave të tyre të shpuara dhe klubi nuk bëri asnjë deklaratë publike"; “Klubi informoi se menaxheri i pajisjeve nuk do të na sigurojë veshje të ngrohta për stërvitje”;

"Klubi urdhëroi që ne nuk mund të parkojmë makina në Cidade Desportiva"; “Klubi na informoi se duhet të stërvitemi në bar artificial deri në përfundimin e kontratave tona, kur jemi stërvitur gjithmonë në një fushë me bar natyral” dhe ata e mbyllin listën, duke deklaruar se “skuadra ka zhvilluar disa seanca stërvitore pa praninë e një mjeku pranë ekipit teknik”.

Në fund të deklaratës, skuadra e CF La Nucía, përveç falënderimit për mbështetjen që ka marrë, denoncon edhe kërcënimet që kanë marrë nga klubi: “Pavarësisht seriozitetit të situatës, klubi thjesht nuk prezanton me ne zgjidhje, por kërcënon me mospagesë të pagave dhe me vazhdimin e të gjitha reprezaljeve që po pësojmë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll