Sport

Klopp i bindur: “Do të reagojmë, ju premtoj!”

Trajneri i Liverpool dëshiron t'i paraqesë Palace faturën për humbjen me Atalantën

13 Prill 2024, 15:30 Nga DOSJA

Klopp i bindur: “Do të reagojmë, ju premtoj!”

ANGLI - Liverpooli do të presë Crystal Palace të dielën pas humbjes (0-3) të pësuar nga Atalanta në ‘Anfield’ në Europa League.

"Do të tregojmë një reagim, ju premtoj! Ajo lojë ishte një pikë e ulët në sezonin tonë. E vetmja gjë pozitive në një paraqitje kaq të keqe... ishte se ne mund të luajmë vetëm më mirë. Ndihemi keq për atë që ndodhi",- rrëfen Klopp, trajner i ‘Reds’ që renditen të dytët në Premier League.

Ndërkohë, Arsenali, qwçë kryeson Premier League, do të përballet nesër me Aston Villa. "Kjo është pjesa më e bukur e sezonit. Lufta për titullin na motivon. Jemi të emocionuar për atë që kemi bërë... dhe duam më shumë",- thotë Arteta, trajneri i ‘Topçinjve’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll