Sport

Neymar, mësohet se ka sulmuar Gharbin dhe ofendonte shpesh Vitinha te PSG...

Zbulimet e bëra nga një punonjës i klubit francez për 'L'Équipe'

13 Prill 2024, 13:30 Nga DOSJA

Neymar, mësohet se ka sulmuar Gharbin dhe ofendonte shpesh Vitinha te

FRANCE - Një punonjës i PSG-së, i cili mbeti anonym, tha për 'L'Équipe' se Neymar sulmoi Gharbi sezonin e kaluar. Braziliani nga Al Hilal thuhet, se u përpoq në stërvitje të godiste me kokë mesfushorin, që tani është i huazuar nga PSG në Lozanë.

I njëjti burim ka treguar se edhe Vitinha është fyer nga Neymar, i cili ka mbërritur në stërvitje disa herë i dehur. “Ai ishte i urryer ndaj Vitinhas. Portugezi gjithmonë e mohonte, sepse ishte miqësor dhe nuk donte probleme, por ai u ofendua disa herë nga Neymar”,- ka thënë dëshmitari që ka folur për gazetën franceze.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll