Calhanoglu: "Scudetto në derbi? Le të jetë një festë e qetë, mbaj mend atë te Milani"
ITALI - Hakan Calhanoglu, në rast se Interi fiton ‘Scudetton’ në derbin kundër Milanit më 22 prill, padysh...
Ai do ta fitojë Bundesligën nëse Bayerni dhe Shtutgarti humbasin sot, ose nëse ata nesër mposhtin Werder Bremenin

GJERMANI - 'Dita D' dhe 'ora H' që Bayer Leverkusen ka pritur prej 119 vitesh... ka ardhur. Skuadra e ‘Aspirinave’ mund të fitojë sot, pa luajtur, Bundesligën e parë në historinë e saj. Nuk varet nga vetvetja. E dukshme. Ata kanë nevojë për humbjen e Bajernit (ata presin Këlnin në orën 15:30) dhe Shtutgartit, i cili luan në shtëpi kundër Eintracht Frankfurt në orën 18:30.
'Meisterschale' i Leverkusenit është çështje kohe: kryeson Bayernin dhe Stuttgartin me 16 pikë dhe me gjashtë ndeshje të mbetura. Por skenari i këndimit i titullit në televizion nuk e bind Xabi Alonson: "Nuk duam të mendojmë shumë për eventet. Do ta përgatisim normalisht ndeshjen kundër Werder Bremenit. Do të ishte një surprizë shumë e madhe nëse të dy rivalët do të humbnin. Normalisht që kjo nuk do të ndodhte.

Të humbasin Bayern dhe Stuttgart është i vetmi opsion që Leverkusen ka për t’u shpallur sot kampion... por jo këtë fundjavë. Bayer do të këndojë nesër, pa u varur nga rezultatet e palëve të treta, nëse mposht Werder Bremenin në shtëpi, duke filluar nga ora 17:30. Ka më shumë llogari: nëse Bayern dhe Stuttgart barazojnë, do të mjaftojë që të shtojnë një pikë.
Megjithatë, Alonso, i cili fitoi tre tituj të Bundesligës si lojtar me Bayernin, e anashkalon kalkulatorin: "Sigurisht që është një ndeshje speciale, por, për fat, nuk është shansi i vetëm që kemi për të qenë kampionë. Ne i qasemi ndeshjes plot respekt. Është e vërtetë që ne luajmë në shtëpi dhe duam të përfitojmë nga topi i parë i ndeshjes."
Shembulli i Borussia Dortmundit
Ikën nga euforia edhe Xabi. "Jemi në një situatë të mirë, por asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë. E kemi parë tashmë sezonin e kaluar me Dortmundin,"- tha ai, duke aluduar në barazimin e BVB me Mainz (2-2) kur me një fitore ata ishin kampionë.
Leverkusen, tani për tani, shikon përpara. Ai mund të nënshkruajë një tripletë historike: Ligë, Kupë dhe Europa League. Për këtë arsye trajneri i shkeli syrin tifozëve kur e pyetën për një pushtim të mundshëm në fushë: "Ata duhet të festojnë masivisht. Ata e meritojnë atë... por ne kemi nevojë për fushën. Ka ende ndeshje për të luajtur."
B.T (Dosja.al)
ITALI - Hakan Calhanoglu, në rast se Interi fiton ‘Scudetton’ në derbin kundër Milanit më 22 prill, padysh...
ITALI - Arabët, shfqen papritmas. Me skadimin e huazimit të ‘Oaktree’ brenda një muaji ose disa ditësh, St...
SPANJE - Këtë mëngjes, Xavi Hernández dha listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen e kësaj të ...
SPANJE - Nga dëshmitari tek i akuzuari. Pedro Rocha, kandidati i vetëm për presidencën e RFEF (Federatës Spanjole të Futbol...
SPANJE - Rënia nga La Liga e skuadrës së futbollistit të kombëtares shqiptare Myrto Uzuni, Granada, mbetet thjeshtë për tu zy...
FRANCE - Natën mes 20 dhe 21 korrikut, një fatkeqësi i ndodhi Gianluigi Donnarumma. Portieri i Paris Saint-Germain mbeti viktimë...
SPANJE - Sipas raportimeve të ndryshme të mediave franceze, dy tifozë të Barcelonës janë arrestuar nga policia. Gjatë ndeshje...
GJERMANI - Bayern Munchen barazoi të martën e kaluar me Arsenalin 2-2 në “Emirates Stadium”. Në plan të parë ky mund t...
ANGLI - Jamie Carragher, ish-mbrojtësi i Liverpool, lëshoi një tjetër kritikë ndaj Erling Haaland pas paraqitjes së ...
ITALI - “Nuk do të jem atje vitin e ardhshëm. Tashmë i kam kërkuar klubit të përfundoj, nuk dua të marr asnj&eum...