Art&Argëtim

Cardi B mëson makinën në moshën 31-vjeçare, tregon arsyen e rëndësishme që qëndron pas kësaj

Në një video të sinqertë, artistja fituese e Grammy mund të shihet duke ngarë mjetin në rrugët e lagjes së saj, e udhëhequr nga instruktori.

13 Prill 2024, 15:27 Nga S.B
Cardi B mëson makinën në moshën 31-vjeçare, tregon
Cardi B

SHBA- Reperja e njohur Cardi B nuk e pa kurrë të nevojshme të mësonte ti jepte makinës edhe pse zotëron disa makina tejet luksoze. Nëna e dy fëmijëve tani është e vendosur ta ndryshojë këtë.

Së fundmi, ajo hyri në Instagram Live për të ndarë një pamje të sipërmarrjes së saj të fundit: të mësojë të ngasë makinën. Në një video të sinqertë, artistja fituese e Grammy mund të shihet duke ngarë mjetin në rrugët e lagjes së saj, e udhëhequr nga instruktori i saj.

Pavarësisht frikës së saj si fillestare, ajo e përqafoi me entuziazëm përvojën, duke treguar vendosmërinë e saj për të pushtuar një aspekt tjetër të jetës. Cardi foli për motivimin e vendimit të saj për të mësuar të ngasë makinën në këtë fazë të karrierës.

Duke zbuluar një anë më personale, ajo tregoi se terapisti i saj e kishte këshilluar të adoptonte zakone të reja, të shëndetshme për të lehtësuar stresin dhe për të gjetur ekuilibrin mes orarit të ngjeshur.

“Terapistja ime tha se duhet të marr një zakon të shëndetshëm, sepse jam shumë e përfshirë me punën dhe kjo po më pushton jetën”, rrëfeu Cardi për audiencën e saj. “Ajo tha për një orë në ditë, duhet të marr një zakon të shëndetshëm. Një nga zakonet e shëndetshme që po zgjedh është mësimi i makinës. Pra, sot është dita ime e parë.”

Udhëtimi me makinë i Cardi B tregon gatishmërinë e saj për të dalë nga zona e saj e rehatisë dhe thekson rëndësinë e kujdesit për veten dhe rritjen personale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ElGordoyLaFlaca (@elgordoylaflaca)

cardi b makina patenta

Sondazh

Poll