Art&Argëtim

Shakira shfaqet surprizë në Coachella, bën njoftimin e rëndësishëm para publikut

Gjatë performancës, sfondi ekstravagant në skenën e Saharasë kaloi duke shkruar "Shakira, Las Mujeres Ya No Lloran World Tour".

13 Prill 2024, 15:09 Nga S.B
Shakira shfaqet surprizë në Coachella, bën njoftimin e
Shakira

SHBA- Këngëtarja kolumbiane Shakira ka paralajmëruar një turne të ardhshëm botëror gjatë një shfaqjeje surprizë në Coachella 2024. Këngëtarja tronditi turmën teksa u ngrit nga një platformë gjatë performancës së DJ argjentinas Bizarrap për të performuar këngën e tyre të re, La Fuerte.

Gjatë performancës, sfondi ekstravagant në skenën e Saharasë kaloi duke shkruar "Shakira, Las Mujeres Ya No Lloran World Tour". Ylli i "Hips Don't Lie" tha: Më në fund, ne do të bëjmë një turne. Duke filluar këtu, këtë nëntor në këtë qytet, mezi po pres. Nuk mund të kërkoja më shumë.

Shakira shfaqet surprizë në Coachella, bën njoftimin e
Shakira

Las Mujeres Ya No Lloran, i publikuar muajin e kaluar, është albumi i 12-të i këngëtares dhe i pari në shtatë vjet. Turneu i fundit i Shakirës ishte në vitin 2018 pas publikimit të albumit të saj El Dorado.

shakira las mujeres ya no lloran turne boteror

Sondazh

Poll