Sport

Dy tifozë të Barçës arrestohen në Paris për “përshëndetje naziste”!

Për momentin nuk dihet nëse dy të arrestuarit, identiteti dhe mosha e të cilëve nuk bëhen publike, janë pjesë e një prej grupeve radikale të Barcelonës.

13 Prill 2024, 09:02 Nga DOSJA
Dy tifozë të Barçës arrestohen në Paris për

SPANJE - Sipas raportimeve të ndryshme të mediave franceze, dy tifozë të Barcelonës janë arrestuar nga policia. Gjatë ndeshjes mes PSG-së dhe Barçës, ata janë kapur nga kamerat e sigurisë duke bërë përshëndetje naziste. Agjentët me rroba civile të policisë kombëtare franceze, të cilët u vendosën në zonë për të garantuar sigurinë e ndeshjes, identifikuan disa persona dhe aktualisht po zhvillohet një hetim për të siguruar që të mos ketë të tjerë të përfshirë.

Duhet mbajtur mend se dueli kishte një sistem të veçantë sigurie të zbatuar në përgjigje të kërcënimeve të Shtetit Islamik kundrejt stadiumeve që pritën çerekfinalet e Champions League, të martën dhe të mërkurën. Prandaj edhe siguria ishte maksimale.

Për momentin nuk dihet për dy të arrestuarit, identiteti dhe mosha, pasi nuk janë bërë publike, ndërkohë nuk dihet edhe nëse janë pjesë e ndonjë prej grupeve radikale të Barcelonës. Ndërkaq, edhe klubi katalanas ka reaguar, duke vendosur të bashkëpunojë me policinë franceze për këtë rast.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll