Art&Argëtim

VIDEO/ Dua Lipa publikon këngën e re "Illusion"

Pas këngëve të mëparshme 'Houdini' dhe 'Training Season', Dua tani ka publikuar 'Illusion'.

12 Prill 2024, 14:31 Nga S.B
VIDEO/ Dua Lipa publikon këngën e re "Illusion"
Dua Lipa

BARCELONË- Vetëm pak javë pas shpalljes së albumit të saj të ri këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është rikthyer me një këngë tjetër. Pas këngëve të mëparshme 'Houdini' dhe 'Training Season', Dua tani ka publikuar 'Illusion'.

Duke folur për këngën, ajo tha: Illusion ishte kënga e parë që Caroline Ailin, Danny, Tobias, Kevin dhe unë punuam së bashku, dhe me të vërtetë theu akullin për rekordin.

Kënga e Duas ka edhe një video mbresëlënëse, e drejtuar nga Tanu Muino. Klipi është filmuar së bashku me një seri djemsh notarë të sinkronizuar në Barcelonë në Piscina Municipal de Montjuïc.

Kënga është pjesë e albumit të tretë të ardhshëm të Duas "Radical Optimism", i cili është planifikuar të publikohet më 3 maj. Shikoni videon e ‘Illustion’ më poshtë.

dua lipa illusion

Sondazh

Poll