Politike

Ylli Rakipi: Ambasadori Soreca, një keqbërës në Shqipëri, s’është e rëndësishme nëse është blerë me një dashnore

22 Nëntor 2019, 06:16 Nga DOSJA
Ylli Rakipi: Ambasadori Soreca, një keqbërës në

Tiranë- “Kanë filluar të dalin fjalë që mund te jetë Soreca. Nëse kanë një video për Sorecën, që Rilindja i ka dhënë një zv/ministre në përdorim, autoritetet duhet ta nxjerrin dhe ta thonë. Për mua nuk është e rëndësishme nëse është blerë me një dashnore një ambasador i madh këtu, për mua është e rëndësishme pse është një keqbërës ambasadori Soreca”. Kështu shprehet Ylli Rakipi në studion e ABC News, ndërsa i referohet ambasadorëve dhe qëndrimit të ndërkombëtarëve.

Sipas Rakipit, ambasadori Soreca nuk e ka ngritur asnjëherë zërin për çështje që shqetësojnë shqiptarët si kanabisi dhe korrupsioni.

“Një ambasador i cili mendohet se është implikuar. Pse është një keqbërës ambasadori Soreca? E keni dëgjuar ju të ngrihet e të thotë që Shqipëria është e mbushur me kanabis. A e ka parë Soreca që Shqipëria ka qenë e mbushur me kanabis, Shqipëria për shkak të krimit, kanabisit është kthyer në vend të rëndësishm të transportit të saj. Këto janë problematikat që opozita politike e cila nuk ekziston duhet t’i ngrerë dhe jo të thotë budallallëqe për ambasadorin”. 

Marrë nga Abcnews

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike video-skandali seksual me ambasadorin ylli rakipi video-skandali seksual me ambasadorin ylli rakipi

Sondazh

Poll