Politike

Shkarkimi i Besnik Muçit, Noka: Çoi pas hekurave një nga bandat më të rrezikshme, kjo është Rama-formë

21 Nëntor 2019, 20:37 Nga DOSJA
Shkarkimi i Besnik Muçit, Noka: Çoi pas hekurave një nga

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ftuar në emisionin  “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se kryeministri Edi Rama ka kapur  shtetin, ndërsa reforma në drejtësi është Rama-formë.

Ndër të tjera, Noka tha për Muçin se është një prokuror, i cili ka pasur integritetin e lartë moral të çojë pas hekurave një nga  bandat më të rrezikshme të këtij vendi.

Ajo  që ndodhi sot për fat të keq është tregues që në këtë vend po  funksionon shteti i kapur, ose jemi në shtet të kapur. Një prokuror që  gjatë gjithë periudhës nuk ka pasur asnjë problematikë  kishte kaluar  vettingun në shkallën e parë, në mënyrë unanime dhe pas asnjë lloj  kontestimi. Një punonjës politik të themi e kishte ankimuar.

Në momentin  që presidenti e dekreton anëtarë të Gjykatës Kushtetuese angazhohet  detashmenti politik për ta shkarkuar, sulmuar dhe deniguar. Një prokuror  i cili ka pasur integritetin e lartë moral të çojë pas hekurave një nga  bandat më të rrezikshme të këtij vendi. Kemi të bëjmë me një shtet të  kapur. Çdo sektor është i kapur vetëm nga Edi Rama,”- tha Noka.

Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese është thelluar edhe më tej. KPA e shkarkoi Muçin për problemet me pasurinë si dhe problemet me pastërtinë e figurës, pasi ai u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut, në KPA e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, pa marrë ende vendimin nga Vettingu. Gjykata Kushtetuese tashmë ngelet me 4 anëtarë, ndërkohë që për funksionimin e saj duhen 6.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike besnik muca flamur noka besnik muca flamur noka

Sondazh

Poll