Politike

Albin Kurti: Po keqpërdoren mospajtimet mes meje dhe Ramës, jemi afër me PS-në

21 Nëntor 2019, 21:02 Nga DOSJA
Albin Kurti: Po keqpërdoren mospajtimet mes meje dhe Ramës, jemi

TIRANË- I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ka folur për shengenin Ballkanik, në të cilin Kosova nuk mori pjesë.

Arsyeja kryesore ka qenë mos njohja e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë sipas Kurtit.

“Nëse mini Shengeni e mban reciprocitetin Kosovë-Serbi atëherë diskutojmë”, tha kreu i Vetëvendosjes.

Lideri i Vetëvendosjes, Kurti është pyetur nëse ishin afër me PS-në dhe Ramën ku tha ndërsa ka shprehur disa kritika për mospajtimet mes tyre që sipas tij janë keqpërdorur.

“Shpreh pakënaqësinë time lidhur me keqpërdorimin që i bëhet kritikave dhe mospajtimeve mes meje dhe Ramës, dhe këto keqinterpretime bëhen nga ata që nuk duan bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Mospajtimet me Ramën keqpërdoren për fërkime që dikush i do me dy vendeve. Ka njerëz që janë kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë Kemi afërsi me PS-në, por dega jonë në Shqipëri, nuk është as pozitë dhe as opozitë. Unë nuk jam Bojken Abazi as Enis Sulstarova, ata drejtojnë degën e Shqipërisë dhe mund t’a pyesni atë”.

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti mini shengen ballkanik albin kurti mini shengen ballkanik

Sondazh

Poll