Politike

Kosova pjesë e mini-Shengenit? Albin Kurti tregon kushtin për t’u përfshirë në këtë nismë

21 Nëntor 2019, 21:23 Nga DOSJA
Kosova pjesë e mini-Shengenit? Albin Kurti tregon kushtin për

TIRANË- Mbrëmjen e sotme në emisionin Open të Eni Vasilit është i ftuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Një temë mjaft e nxehtë kohët e fundit ka qenë mini Shengeni ballkanik, ku Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë pasur disa takime në lidhje me këtë ide, por Kosova nuk mori pjesë në këtë takim, i cili u mbajt në Ohër.

Sipas Kurtit, arsyeja kryesore ka qenë mos njohja e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë.

“Nëse mini Shengeni e mban reciprocitetin Kosovë-Serbi atëherë diskutojmë

Do mblidhja qeverinë dhe biznesin për pjesëmarrjen në këtë iniciativë. Patentat e Kosovës nuk pranohen në Serbi, gjobitesh dhe 800 euro. Serbia nga mini Shengeni kërkon të shfrytëzojë dy autostradat tona milionëshe”, u shpreh Kurti.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti kosova mini shengeni ballkanit albin kurti kosova mini shengeni ballkanit

Sondazh

Poll