Politike

Klodiana Lala zbulon ambasadën që shantazhoi Blushin. Artan Hoxha: Po pres videon përvëluese dhe erotike

21 Nëntor 2019, 20:53 Nga DOSJA
Klodiana Lala zbulon ambasadën që shantazhoi Blushin. Artan Hoxha: Po

TIRANË– Dy gazetarët, Artan Hoxha dhe Klodiana Lala kanë dhënë detaje në lidhje me shantazhin që Presidenti Ilir Meta u shpreh se është ushtruar mbi zëdhënësin e tij Tedi Blushi.

Të ftuar në emisionin “Opinion“, Hoxha dhe Lala dhanë idetë e tyre në lidhje me këtë shantazh. Hoxha u shpreh se ka mbetur në pritje të videoje që janë premtuar.

Deklarata që ka patur zëdhënësi i presidentit, ku është përmendur edhe emri i një punonjësi i ambasadës dhe përmendja e emrit të tij, e para ka qenë jo etike jo diplomatike. Nëse Guri i jep leje, ne jemi gati ta nxjerrim transitin e telefonatës. Na është premtuar një video përvëluese, na është thënë edhe për një video erotike dhe asgjë kemi. Është kërkuar që të mos kërkohet emri i personelit të ambasadës. Është kërkuar që emri i personit, ti mund ti drejtohesh Ambasadës, por jo një personi,”– tha ai më tej.

Ndërsa Lala shtoi se mund të bëhet fjalë për ambasadën italiane.

Nuk di të jetë kërcënuar, do duet të kishte një denoncim zyrtar, nuk ka një denoncim zyrtar ende dhe nuk referohem tek fjalët edhe pse i thotë Presidenti i Republikës. Me sa më thonë, lidhet me një status tjetër që flet për një tjetër ambasador, që kontrollohet nga Engjell Agaçi. E ka fjalën për ambasadën italiane,”- shtoi ajo.

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot se është shantazhuar në emër të një ambasade të huaj, zëdhënësi i tij, Tedi Blushi. Meta tha se kërcënimi është bërë për një postim të Blushit të bërë paraditen e sotme, dhe se ka kërkuar që për këtë çështje të nisin hetimet.

Ende nuk dihet se cila është ambasada të cilës i referohet presidenti Ilir Meta në reagimin e tij, por në një vëzhgim të Dosja.al, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi ditën e sotme, ka patur dy postime për ambasadat. I pari, lidhet me bisedën telefonike të Metës me zv.ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, ku thoshte se ‘garantët’ e Dvoranit morën përgjigjie, dhe se selia te rruga e Elbasanit përdoret nga Rama për në Xibrakë.

Ndërsa reagimi i dytë, është ai ku konfirmohet biseda me Palmer dhe kërkohet autorizimi nga Guri Lekloti i ambasadës në Shqipëri për të bërë publike përmbajtjen e saj. Ajo që dihet me siguri, është se nëse Meta po heton apo do të bëjë një padi penale për Ambasadën Amerikane, atëherë ky do të ishte një lajm shumë i keq për vendin tonë…

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta kercenohet tedi blushi tedi blushi ilir meta kercenohet tedi blushi tedi blushi

Sondazh

Poll