Art&Argëtim

As flokët e as veshja, aksesori i "çuditshëm" i Zendayas mori vëmendjen gjatë promovimit të "Challengers"

“Challengers” do të shfaqet në kinema më 26 prill.

12 Prill 2024, 11:02 Nga S.B
As flokët e as veshja, aksesori i "çuditshëm" i
Zendaya

LONDËR- Aktorja e njohur Zendaya bëri një paraqitje tejet origjinale dhe mbresëlënëse në promovimin e filmit të saj të ri "Challengers" në Londër. Aktorja e njohur është shfaqur me flokë bjonde dhe baluke, teksa ka veshur një komplet të stilistit të njohur Vivienne Westwood të vitit 1994.

Zendaya është shfaqur me një set jelek me vija dhe fund, ndërsa ka lënë përshtypje pjesa e pasme e fundit që përfundon me një bisht plot pupla. Ylli nuk kishte nevojë për ndonjë bizhuteri për të nxjerrë në pah pamjen e saj, ndaj ka veshur vetëm një palë taka të bardha.

As flokët e as veshja, aksesori i "çuditshëm" i
Zendaya

Turneu i promovimit të filmit të saj të ri nuk ka përfunduar ende. “Challengers” do të shfaqet në kinema më 26 prill.

zendaya challengers londer

Sondazh

Poll