Sport

Çaste tmerri! Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, bllokohet brenda Ferrarit 160 mijë €, që shpërthen në flakë gjatë udhëtimit…

Mbrojtësi i Lazios dhe i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ka përjetuar disa momente paniku, kur makina e tij “Ferrari” është shkrumbuar nga flakët.

12 Prill 2024, 12:57 Nga DOSJA

Çaste tmerri! Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, bllokohet

ITALI - Diheet pasioni i mbrojtësit të Kombëtares, Elseid Hysaj, për makinat e luksit… ‘Corriere dello Sport’ raporton se Hysaj mbeti i bllokuar në makinën me vlerë 160 mijë euro kur ajo mori flakë. Incidenti ka ndodhur të hënën, por sot është raportuar.

Hysaj po udhëtonte me vjehrrin e tij, teksa ishte vetë në timonin e Ferrarit, të blerë së fundmi për 160 mijë euro. Makina mori flakë krejt papritur, ndërsa dyert u bllokuan dhe mbrojtësi kuqezi, së bashku me vjehrrin e patën të vështirë të dilnin.

Dëshmitare e skenës, nga një makinë tjetër, ishte bashkëshortja e futbollistit. Hysaj, në një prononcim të shkurtër për “Il Messagero”, bëri të ditur se zjarri mund të ishte shkaktuar nga një defekt i fabrikës në momentin e prodhimit.

“Makina mori flakë në mënyrë të papritur, për fat të mirë askush nuk u lëndua. Ia dolëm që t’i shpëtonim në kohë rrezikut, besoj se bëhet fjalë për një problem të fabrikës”,- u shpreh Hysaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll