Sport

E pabesueshme në Superkupën Arabe! Lojtari, që shënoi golin e vetëm për Al Ittihadit, goditet me kamzhik nga sheiku në tribunë…

Ajo që bëri bujë në mënyrë të veçantë në këtë finale, ishte episodi që i ndodhi pas ndeshjes shënuesit të golit të vetëm të Ittihad, Hamdallah.

12 Prill 2024, 08:30 Nga DOSJA

E pabesueshme në Superkupën Arabe! Lojtari, që shënoi golin

ARABIA SAUDITE - Mbrëmjen e së enjtes u luajt finalja e Superkupës së Arabisë Saudite, e cila shënoi një tjetër sukses triumfues për Al Hilalin, që arritën kështu fitoren e 33-të radhazi, duke konsoliduar kështu rekordin që mbanin tashmë falë ‘pokerit’ të dorëzuar në Al Ittihad.

Sukses 1-4 për Milinkovic-Savic (në fushë nga minuta e 1-rë) dhe shokët e tij, mes të cilëve Malcom u dallua për formën e shkëlqyer, ku shënoi edhe dy gola.

Megjithatë, ajo që bëri bujë në mënyrë të veçantë, ishte episodi që i ndodhi pas ndeshjes shënuesit të golit të vetëm të Ittihad (pas humbjes së një penalltie), Hamdallah.

Në fakt, futbollisti ka spërkatur me ujë një tifoz të pranishëm në tribunë, i cili si kundërpërgjigje ka nxjerrë një kamxhik dhe e ka përdorur për të dëmtuar të gjorin Hamdallah, i cili u ndihmua nga sigurimi për t'i shpëtuar zemërimit të tribunës.

Më poshtë një video e ngjarjes nga rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll