Sport

Deklarata befasuese e francezit Thierry Henri për ADN-në e Barcelonës…

Ish-futbollisti i Barçës shpjegoi se te ‘blaugranët’ kanë kujdes të veçantë në stërvitjen e trajnerëve, që të mund të rrënjosin stilin e njohur të lojës së klubit.

12 Prill 2024, 12:30 Nga DOSJA
Deklarata befasuese e francezit Thierry Henri për ADN-në e

SPANJE - Lavdërimet pas lojës madhështore të Barçës në Paris teksa fituan çerekfinalen e pare të Champions League, ishin të menjëhershme. Një nga njerëzit e shquar që donte të veçonte fitoren e rëndësishme të ‘Blaugranëve’ ishte Thierry Henry, gjatë komentit të tij në kanalin 'CBS Sport'.

Pasi u pyet për prezencën e katër trajnerëve ( Xavi, Guardiola, Luis Enrique dhe Arteta ) në çerekfinalet e Champions League, Henry shpjegoi se te Barça ka kujdes të veçantë edhe për stërvitjen e trajnerëve, për të rrënjosur stilin, lojë e mirëfilltë që kanë katalanasit.

"Kur je atje ke ndjenjën se është shumë e rëndësishme të zhvillosh lojtarë, por edhe trajnerë. Nuk është rastësi të shohësh Mikel Artetën, Xavi dhe Guardiolën, Luis Enrique padyshim nuk është nga La Masia, por ai ka drejtuar Barçën.

Ka diçka në Spanjë, ne mund ta zgjatemi edhe tek Unai Emery në Aston Villa. Te Barça ata nuk krijojnë vetëm futbollistë, ata gjithashtu krijojnë trajnerë. Po e shohim tani me Xavi,"- tha Henry, i cili më vonë la një deklaratë në lidhje me ADN-në e Barçës që është duartrokitur gjerësisht në networking.

"Ata kanë një mënyrë të caktuar për t'ju thënë se ju duhet të kapërceni përtej lojës së ekipit. Ata nuk flasin për fitoren, ata flasin për mënyrën se si luajnë dhe si mund të komunikojnë me komunitetin. Është një mision për t'i bërë njerëzit të kënaqen. Tifozët, lojtarët në fushë dhe trajneri duhet të kënaqen. Te Barça, kur fiton, duhet të fitosh mirë," tha Thierry Henry.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll