Sport

“Nuk e dija që mund të luanim kaq keq…!”

Trajneri i Liverpool tregon pakënaqësinë e tij pas humbjes 0-3 ndaj Atalantës

12 Prill 2024, 09:30 Nga DOSJA

“Nuk e dija që mund të luanim kaq keq…!”

ANGLI - Jurgen Klopp nuk ishte aspak i kënaqur me humbjen e rëndë të Liverpoolit ndaj Atalantës. ‘Reds’ u befasuan në shtëpi me tre gola pa përgjigje dhe për Klopp nuk ka asgjë të mirë për të marrë nga kjo ndeshje.

Italianët mundën 3-0 Liverpool-in dhe kanë një avantazh të qartë për ndeshjen e kthimit në Itali, ku qoftë edhe me një barazim, apo humbje me dy gola diferencë, do të dalë gjysmëfinalisti i mundshëm i Europa League.

“Uau, nuk e dija që mund të luanim kaq keq…! Nuk ka asgjë pozitive për të hequr, e kanë merituar 100%. Nuk kishim disiplinë, ishim të gjithë të çorganizuar. Dimë të luajmë futboll, por sot nuk e treguam”,- tha gjermani.

Jurgen Klopp zgjodhi të lërë Salah, Luis Díaz, Robertson dhe Szoboszlai në pankinë, për të cilën thotë se nuk i vjen keq. “Kemi luajtur keq. Djemtë duhet ta ndjejnë atë, por ata kanë një natë, pastaj ne duhet të kthehemi. Atalanta luajti shumë mirë, shënimi i tyre individual është shumë i pakëndshëm, kur ne nuk jemi në nivelin tonë maksimal.

Është përgjegjësia ime, por nëse do të më duhej të bëja ndryshimet që bëra, do t'i bëja gjithsesi”,- tha ai duke lënë garancinë për ndeshjen e dytë: “A mund të fitojmë në Bergamo? Sigurisht. A mund të fitojmë 3-0? Nuk e di, por kjo nuk ka rëndësi. Tani duhet të ndihemi keq, kjo është e rëndësishme. Nëse luajmë siç luajtëm sot, nuk do të fitojmë me siguri”,- përfundoi ai.

Ndeshja e kthimit do të luhet të enjten e ardhshme dhe në këtë xhiro do të ketë kundërshtarët e Benfikës ose Marsejës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll