Sport

Voeller për të ardhmen e Nagelsmann: "Ne të gjithë duam qartësi përpara Evropianit"

“Për të është një vendim thelbësor, por ai e di se çfarë mendojmë për të”,- ka shpjeguar drejtori Voellar pasdite për ‘Bild’.

12 Prill 2024, 11:00 Nga DOSJA

Voeller për të ardhmen e Nagelsmann: "Ne të gjithë duam

GJERMANI - Rudi Völler së fundi ka vazhduar kontratën e tij, si drejtor teknik i DFB-së deri në vitin 2026 dhe i ftuar dje në selinë e Telekomit në Bon, gjatë “Trophy Tour” është shprehur kështu për trajnerin Nagelsmann:

“Ai është një trajner i ri, miqësor dhe i suksesshëm. Instinkti im më thotë se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për të, që të vendosë mes një klubi dhe një kombëtareje. Ka kërkesa të mira në nivelet më të larta. Për të është një vendim thelbësor, por ai e di se çfarë mendojmë për të”,- ka shpjeguar ai pasdite për ‘Bild’.

Völler pret qartësi për të ardhmen e Nagelsmann përpara Kampionatit Evropian. “Ai dhe ne duam gjithashtu që një vendim të merret shpejt. Vetëkuptohet se ka një farë urgjence, përndryshe tema do të ngrihet vazhdimisht gjatë Kampionatit Evropian. Askush nuk e dëshiron atë. Domenico Tedesco gjithashtu e zgjati kontratën e tij përpara turneut”.

Më shumë për Nagelsmann: "Unë isha i pari që mbështeta ardhjen e tij. E dija se ai ishte zgjedhja ideale, pas ndarjes me Flick. Ai është një trajner i jashtëzakonshëm që dëshiron të ketë sukses. Ai tashmë ka ndryshuar shumë që nga thirrja e tij e parë. Gjëja më e rëndësishme? Ishte gjetja e Toni Kroos përsëri. Javë pas jave shohim që Toni është ende në formë të shkëlqyer edhe në moshën e tij dhe ende ka një qetësi të jashtëzakonshme kur ka topin."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll