Sport

Crouch kujton procedurën “e tmerrshme”, të marrjes në pyetje nga shokët për jetën seksuale kur ishte i virgjër…

Ish-sulmuesi tregon se ishte tallur nga anëtarët e ekipit të parë të Tottenham

12 Prill 2024, 11:39 Nga DOSJA

Crouch kujton procedurën “e tmerrshme”, të marrjes në

ANGLI - Peter Crouch, ish-sulmuesi anglez, zbuloi se ishte ngacmuar nga shokët e ekipit të parë të Tottenham, për shkak të jetës së tij seksuale kur ishte një lojtar i ri.

“Më kujtohet që isha në dhomën e zhveshjes së Tottenhamit, për të marrë këpucët e mia dhe ato më thoshin: “Crouchy, si është jeta jote e dashurisë?” Dhe unë isha aty përballë rreth 20 lojtarëve të ekipit të pare, duke u përgjigjur: 'mirë, asgjë' dhe ata vazhdonin të më thonin: 'a je i virgjër?' Unë thashë: 'po, për momentin'”,- kujtoi ish-lojtari në podcast-in ‘That Peter Crouch’.

“A ke ndonjë të dashur? Ke puthur ndonjëherë dikë?' dhe ju aty përballë tyre, duke u ngatërruar, ndërsa ju u tregoni atyre se çfarë keni arritur tashmë me seksin e kundërt. Nuk ka asgjë më të keqe, të tmerrshme, të tmerrshme, të tmerrshme”,- tha ish-sulmuesi, tashmë 43 vjeç.

“Ishte e tmerrshme të ishe pjesë e kësaj skene dhe nuk mund t’i shpëtoje. Ata thanë gjëra të tilla si 'si do ta puthje një vajzë?' dhe 'duhet të stërvitesh me diçka', 'duhet të tregosh teknikën tënde'. Shpresoj që kjo të mos ekzistojë tani, nuk është mirë që një lojtar i ri të jetë në një ambient të tillë”,- shtoi ai.

I stërvitur te Tottenham, Peter Crouch përfaqësoi edhe klube si Aston Villa, Liverpool, Southampton dhe Stoke City, dhe ishte pjedsë e kombëtares angleze në 42 raste (22 gola).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll