Sport

VIDEO / Tronditet Liverpool, e gjunjëzon Atalanta me 3 gola!

Një ndeshje që në pamje të parë duket e pabarabartë për nga forma historia dhe emri që kanë të dyja skuadrat.

11 Prill 2024, 22:23 Nga DOSJA
VIDEO / Tronditet Liverpool, e gjunjëzon Atalanta me 3 gola!

ANGLI – Në këtë mbrëmje të çerekfinaleve të Europa League është Atalanta kryefjala e mbërmjes me surprizën e madhe që bëri në “Anfield”, duke mundur Liverpool me shifrat e pabesueshme 0-3.

U duk se gjithçka do të ishte e thjeshtë për skuadrën e Klop, që është në garë për titullin në Premier League, por realiteti foli ndryshe përballë bergasmaskëve që nuk janë as në zonën Champions në Serinë A.

Në minutën e 38-të Zabakosta dhuron një asist për Skamakën, i cili me një goditje jo me shumë pretendime përfiton nga gabimi i portierit të Liverpoolit.

Me fillimin e pjesës së dytë u prit reagimi i Liverpool, por është sërish Atalanta që shënon golin e dytë me të njëjtin autor, me një superkoordinim këtë here në minutën e 61-të.

Në mbyllje të ndeshjes italianët i japin një goditje të forte 'knockouti' djemve të Klop me golin e tretë, duke qenë shumë pranë kualifikimit për në gjysmëfinale, cili do të zyrtarizohet pas 1 jave në Itali.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll