Sport

VIDEO / Roma befason Milanin, pas 6 vitesh në “San Siro”

Kualifikimi do të vendoset në “Olimpico” të Romës ku verdhekuqtë do të shkojnë me këtë avantazh për të shpresuar kualifikimin në gjysmëfinale.

11 Prill 2024, 23:01 Nga DOSJA

VIDEO / Roma befason Milanin, pas 6 vitesh në “San Siro”

ITALI – Në këtë mbrëmje të çerekfinaleve të Europa League, Roma rikthehet të fitojë ndaj Milanit në “San Siro”, në një përballje europiane krejtësisht italiane, pas më shumë se 6 vitesh.

Rreth 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet pa fituar kryeqytetasit ndaj Milanit, e bëjnë në një nga ndeshjet më të rendësishme, në takimin e pare çerekfinalist të Europa League.

Në 45 minutat e para është Roma ajo që shkon në dhomat e zhveshjes në avantazh, falë golit të Mancinit në minutën e 17-të pas zhvillimeve të një goditje këndi.

Ndërkohë, në pjesën e dytë skuadra e De Rosit krijoi një super mur gjigand në gjysmëfushën e saj, duke ia bërë të pamundur Milanit të shënojë për të mos dale të paktën i humbur nga ky takim. Gjithsesi, kualifikimi do të vendoset në “Olimpico” të Romës, ku verdhekuqtë do të shkojnë me këtë avantazh për të shpresuar kualifikimin në gjysmëfinale.

VIDEO / Roma befason Milanin, pas 6 vitesh në “San Siro”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll