Sport

Ndodhi edhe kjo në Parlamentin Europian! Deputeti irlandez Mick Wallace, veshi fanelën e Torinos e bërtiti: “Juve merda”…

Një irlandez, i veshur me fanelën e Torinos, në Parlamentin Europian, që “tallet” me Juventusin

11 Prill 2024, 18:35 Nga DOSJA

Ndodhi edhe kjo në Parlamentin Europian! Deputeti irlandez Mick Wallace,

BELGJIKE - Nuk është barsaletë, por krejtësisht e vërtetë. Në Parlamentin Europian ndodhi edhe kjo. Protagonisti i këtij episodi të jashtëzakonshëm është Mick Wallace, një deputet 69-vjeçar dhe tifoz i Torinos, i cili edhe në të kaluarën, e ka treguar dashurinë e tij në futboll edhe në tempullin e Parlamentit.

Por këtë herë ai shkoi edhe më tej, me një ndërhyrje që i habiti të gjithë: “Zoti President, të shtunën është derbi Torino - Juventus. Ndaj i uroj fat të mbarë Toros kundër Juve merdas”.

Le të zbulojmë kush është deputeti irlandez dhe nga i buron pasioni për granatën.

Nuk është hera e parë që Mick Wallace, 69 vjeçar, deputet i grupit të majtë GUE/NGL që nga korriku 2019, përmend Torinon në Parlamentin Europian dhe shfaqet i veshur me një fanelë të skuadrës ‘granata’. Siç raportohet nga ‘calciomercato.com’, për shembull tashmë në vitin 2021, në ditën e Shën Patrikut (i shenjtë, mbrojtës i Irlandës), ai komplimentoi skuadrën për fitoren e rëndësishme, në këndvështrimin e mbijetesës, kundër Sassuolo: “Irlandezët i duan ata që nuk janë favoritë si Torino, që fitoi një ndeshje shumë të rëndësishme në Serie A”.

Ja përse deputeti irlandez është tifoz i Torinos…

Por le të bëjmë një hap prapa: nga vjen mbështetja e tij për skuadrën ‘granata’? Siç u zbulua në një intervistë të vjetër për ‘TuttoSport’, gjithçka filloi në vitet 1980, kur motra e tij u transferua për punë në San Mauro Torinese: “Toro është një klub i veçantë, i ndryshëm nga çdo tjetër dhe ajo që e bën atë unik janë para së gjithash tifozët.

Mes tyre ndihem i qetë, i rrethuar nga njerëz të vërtetë dhe genuinë. Ata çojnë përpara një filozofi të jetës që përputhet në mënyrë të përkryer me timen”. Kështu Wallace, në javën para derbit torinez, ka dashur të inkurajonte ekipin e tij dhe të shfrynte inatin ndaj rivalëve të tij. Në një mënyrë pak a shumë “të veçantë”, që jo gjithkush mund ta realizojë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll