Sport

VIDEO/ Trajneri Fonseca bëhet edhe stilist për sulmuesin kosovar Edon Zhegrova…

Trajneri i Lille, Paulo Fonseca, është bërë edhe këshilltar i modës për sulmuesin e tij të krahut Edon Zhegrova, dy ditë para ndeshjes së parë çerekfinale të Conference League kundër Aston Villas (e enjte, ora 21:00). Fillimisht, nisi si një shaka e thjeshtë nga tekniku portugez.

11 Prill 2024, 19:39 Nga DOSJA

VIDEO/ Trajneri Fonseca bëhet edhe stilist për sulmuesin kosovar Edon

ANGLI - Imazhet argëtuan shumë mbështetësit e Lille. E publikuar mbrëmjen e së martës, Edon Zhegrovën e shohim të shoqëruar nga trajneri i tij, Paulo Fonseca, në një dyqan të madh të veshjeve të gatshme për të ribërë garderobën e anësorit kosovar.

Si arritën të dy burrat për të bërë pazar së bashku, disa orë përpara ndeshjes së parë çerekfinale të Conference League në Birmingham kundër Aston Villas? Tekniku portugez ka dhënë përgjigjen kësaj mbrëmjen e kësaj të mërkurës: 

“Bëj shaka shumë me Edonin për veshjet e tij, pothuajse çdo ditë. Unë i them atij gjatë gjithë kohës se duhet ta ndryshojmë atë. Dhe ai tha eja me mua, të më këshillosh për rroba të bukura. Para ndeshjes kundër OM-it, bëmë përsëri shaka dhe i thashë në rregull, nëse fitojmë, do të vij me ty. Në fillim ishte vetëm një shaka”.

Por LOSC fitoi kundër OM (3-1) dhe shaka u bë realitet. Zhegrova ndërroi disa nga veshjet e tij për diçka pak më klas. “Nuk e di nëse e keni parë, por është një transformim i madh”,- qeshi përsëri trajneri. Ai ende mund të përmirësohet, por tashmë është krejtësisht ndryshe”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll