Sport

Fenerbahçe dënohet financiarisht, për braktisjen e ndeshjes së Superkupën e Turqisë kundër Galatasaray-t...

Në konflikt të hapur me Federatën Turke të Futbollit, Fenerbahçe u gjobit për braktisjen e Superkupës së Turqisë kundër Galatasaray të dielën.

11 Prill 2024, 19:08 Nga DOSJA
Fenerbahçe dënohet financiarisht, për braktisjen e ndeshjes
E angazhuar në Conference League mbrëmjen e kësaj të enjte, Fenerbahçe doli në fushë me U19 në Superkupën kundër Galatasaray.

TURQI - Federata Turke e Futbollit (TFF) njoftoi këtë të enjte se do të gjobisë Fenerbahçen për bojkotimin e Superkupës së Turqisë, të luajtur të dielën në mbrëmje kundër Galatasaray.

Skuadra U19 e klubit të Stambollit, e rreshtuar në shenjë proteste ndaj padrejtësive të pretenduara, në fakt u larguar nga fusha që në minutën e parë të lojës, menjëherë pasi pranoi golin e parë.

Federata Turke, e cila e shpalli Galatasarayn fitues në tavolinë (3-0), ndërkohë që gjobiti Fenerbahçen me 115 mijë euro për këtë “braktisje”.

I angazhuar mbrëmjen e kësaj të enjte në ndeshjen e parë çerekfinale të Conference League të Evropës kundër Olympiakos, Fenerbahce kërkoi që të shtyhet Superkupa dhe ndeshja të gjykohej nga një arbitër i huaj. Dy kërkesa të refuzuara nga TFF.

Duke pretenduar se shumë tituj të ligës i kanë "ikur" Fenerbahçes në një mënyrë të dyshimtë në vitet e fundit, presidenti i klubit, Ali Koç, denoncoi ekzistencën e një "rrjeti të fshehur në futbollin turk", i cili, sipas tij, "vendos rrjedhën e kampionatit përmes arbitrave.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll