Politike

Shkelet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, qeveria i lejon Xhaçkës të mbaj mandatin si deputete

Deputetët socialistë kanë zgjedhur që të mbrojnë kolegen e tyre edhe pse ky veprim është në shkelje të drejtpërdrejtë të vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 

11 Prill 2024, 18:54 Nga I.A
Shkelet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, qeveria i lejon Xhaçkës
Votat

TIRANË- Qeveria dhe maxhoranca në Kuvend kanë shkelur ditën e sotme vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës. Deputetët socialistë kanë zgjedhur që të mbrojnë kolegen e tyre edhe pse ky veprim është në shkelje të drejtpërdrejtë të vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 

Kushtetuesja ka vendosur se Xhaçka ishte në konflikt interesi pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik. Në Kuvend kanë votuar pro vetëm 39 deputetë të opozitës dhe e gjithë maxhoranca ka votuar kundër. 72 deputetë votuan kundër dërgimit të çështjes, duke rrëzuar kështu një vendim të vetë Gjykatës Kushtetuese, e cila ishte shprehur qartë për këtë çështje.

olta xhacka

Sondazh

Poll