Sport

VIDEO / Barcelona mbyll në avantazh pjesën e parë në “Parkun e Princave”!

Katalanasit shkojnë në dhomat e zhveshjes të qeshur, falë avantazhit 1-0. Raphina në minutën e 37-të arrin të zhbllokojëi takimin.

10 Prill 2024, 21:15 Nga DOSJA
VIDEO / Barcelona mbyll në avantazh pjesën e parë në

FRANCE - Në këtë mbrëmje të dytë të madhe të çerekfinaleve të Champions League, në Paris, PSG-ja përballet me Barcelonën, në një tjetër ndeshje mes rivalëve më të mëdhej të Europës për trofeun prestigjoz të klubeve.

Pavarësisht tentativave dhe presioneve të Mbappe dhe shokëve të tij në mbyllje të pjesës së parë janë katalanasit ata që shkojnë në dhomat e zhveshjes të qeshur, falë avantazhit 1-0. Raphina në minutën e 37-të arrin të zhbllokojë takimin.

Pavarësisht golit deri në vërshëllimin e fundit të pjesës së parë ishin francezët ata që kërkuan pandalim golin e barazimit tashmë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll