Sport

Masa të forta sigurie për Atlético-Dortmund, ndeshje e vlerësuar me rrezikshmëri të lartë!

Ndeshja Atlético Madrid-Borussia Dortmund është shpallur me rrezikshmëri të lartë. Forca të shumta policie për ndeshjen në stadiumin 'Metropolitan'.

8 Prill 2024, 14:53 Nga DOSJA
Masa të forta sigurie për Atlético-Dortmund, ndeshje e

SPANJE - Madrilenët do të aktivizojë një forcë sigurie të përbërë nga 1275 trupa për ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League, që do të luhet të mërkurën, më 10 prill, mes Atlético Madrid dhe Borussia Dortmund, në stadium ‘Cívitas Metropolitano’, duke filluar nga ora 21:00.

Ky takim është cilësuar si me rrezikshmëri të lartë nga Komisioni Kundër Dhunës. Operacioni, i cili do të jetë i ngarkuar me monitorimin e zonave përreth stadiumit për të parandaluar incidentet, do të përbëhet nga agjentë të Policisë Kombëtare, nga Njësia e Ndërhyrjes së Policisë, Njësia Speciale e Kalorësisë dhe Brigada e Informacionit Krahinor të Policisë Bashkiake të Madridit, etj.

3.800 tifozë gjermanë pritet të marrin pjesë me bileta në një stadium që do të jetë gati plot, me 68.000 ulëse të shitura. Për të përshpejtuar punën e agjentëve, të gjithë të pranishmit në stadium rekomandohen të mbërrijnë paraprakisht për të kaluar kontrollet e vendosura të sigurisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Prill 2024, 13:38

Ai, rinovoi një mit në Gjermani...

GJERMANI - Drejtori aktual sportiv i kombëtares së meshkujve të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Rudi Völler, do të...