Politike

"Po tenton të zhdukë provat"/ Këlliçi akuzon Veliajn: Ka dal në bisedë me punonjësit e kompanive

Ai shtoi se Erion Veliaj është me të dyja duart në aferën e ‘5D’ dhe kjo del nga komunikimet e vetë punonjësve të kësaj kompanive.

8 Prill 2024, 17:08 Nga h.k
"Po tenton të zhdukë provat"/ Këlliçi akuzon
Foto ilustruese

TIRANË-Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se Erion Veliaj duke vijuar detyrën e Kryebashkiakut po tenton të zhduki provat. 

Në një intervistë për Syri TV, Këlliçi tha se Bashkia e Tiranës ka zhdukur dokumente, i ka hequr nga protokolli. 

Ai shtoi se Erion Veliaj është me të dyja duart në aferën e ‘5D’ dhe kjo del nga komunikimet e vetë punonjësve të kësaj kompanive.

Është e evidentuar 29 herë vepra penale e Erion Veliajt. Në harkun kohor të 8 viteve kjo kompani, e krijuar 6 muaj pasi Veliaj ka hyrë në zyrën e Kryebashkiakut, ka bërë batërdi, kanë përfituar minimalisht 30 mln euro.

Këta që janë prapa hekurave, që janë nën hetim, janë shtabi elektoral i Erion Veliajt, sepse këta kanë blerë vota për të vijuar Erion Veliaj si Kryebashkiak. Erion Veliaj merr përsipër jo vetëm pagesën për 30 vite të kontratës konçensionare, ndërkohë që ne paguajmë para për një shërbim që nuk kryhet, sepse incinerator nuk ka.

Kemi një marrëveshje të nënshkruar mes 4 institucioneve, që duhej të mbronin interesin e qytetit, siç janë Drejtori i Punëve Publike, i Policisë Bashkiake, e kështu me rradhë, që i ka çuar në shërbim të koncensionarit.

I ka detyruar ndërtuesit që dherat të depozitoheshin në landfill, e cila nuk ishte pjesë e kontratës, por policia bashkiake garantonte që asnjë mos të shpëtonte nga depozitimi i mbetjeve atje. Duke e konsideruar Erion Veliajn si pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, Këlliçi tha se është pikërisht Kryebashkiaku që përmes institucioneve që ka në varësi garantonte që çdo gjë do të depozitohej në landfill, ndërsa Këshilli Bashkiak garantonte  pagesat për 30 vjet. Anëtari i Kryesisë së PD-së, tha se ajo që u tentua ishte mbyllja e aferës së inceneratorëve me një drejtor të dalë në pension dhe një tjetër, me qëllim për të shpëtuar Erion Veliajn.

Si ka mundësi që Veliaj që di gjithçka, që nga ‘like’ në rrjetet sociale, nuk di se ç'bëhet me 120 mln euro të inceneratorit të Tiranës? Si ka mundësi që Veliaj nuk di se ç’bëjnë drejtorët e tij, kur bëhet fjalë për tendera miliona euro, kur ky di kush voton dhe kush nuk voton në zgjedhje?”, tha Këlliçi.

erion veliaj belind kellici

Sondazh

Poll