Politike

Xhixho kërkon seancë urgjente me ministren e Arsimit: Bursat e degëve prioritare nuk u janë dhënë të gjithë studentëve

Ajo shkruan në postimin e saj se pjesa më e madhe e këtyre studentëve nuk kanë marrë bursën sa një pagë minimale, sipas VKM, prandaj duhet transparenca dhe llogaridhënia është detyrim ligjor.

8 Prill 2024, 14:41 Nga r.ll
Xhixho kërkon seancë urgjente me ministren e Arsimit: Bursat e
erisa xhixho

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka kërkuar seancë urgjente pyetje -përgjigje me Ministren e Arsimit për bursat e degëve prioritare që nuk u janë dhënë të gjithë studentëve.

Ajo shkruan në postimin e saj se pjesa më e madhe e këtyre studentëve nuk kanë marrë bursën sa një pagë minimale, sipas VKM, prandaj duhet transparenca dhe llogaridhënia është detyrim ligjor.

POSTIMI I PLOTË:

Kam kërkuar seancë urgjente pyetje-përgjigje me Ministren e Arsimit për bursat e degëve prioritare që nuk u janë dhënë të gjithë studentëve. Studentët e degëve që qeveria i ka shpallur prioritare duhet të ishin trajtuar me bursë në masën e një page minimale (40 mijë lekë të reja), në bazë të VKM së datës 29 qershor 2023. Me këtë VKM, qeveria vendosi heqjen e kriterit të ruajtjes së notës mesatare, duke u dhënë të drejtën e bursës të gjithë studentëve të regjistruar rishtas.

Me synimin për të parandaluar mbylljen e shumë degëve të rrezikuara, qeveria e zgjeroi edhe listën e degëve prioritare, duke shtuar në të edhe degët e arsimit parashkollor dhe fillor si edhe degët: Histori-Gjeografi, Inxhinieri matematike, Inxhinieri fizike, Inxhinieri e naftës dhe gazit, zooteknikë dhe siguria e produkteve blegtorale. Pjesa më e madhe e këtyre studentëve nuk kanë marrë bursën sa një pagë minimale, sipas VKM. Nga 346 studentë të Universitetit Bujqësor, që prisnin të përfitonin nga VKM e qeverisë për bursat, kanë përfituar vetëm 80! Zëri i studentëve duhet dëgjuar, transparenca dhe llogaridhënia është detyrim ligjor!

erisa xhixho ogerta manastirliu

Sondazh

Poll