Politike

FOTOLAJM/ Babë e bir vdiqën në biznesin e tij, deputeti socialist i rikthehet parlamentit

Në foton e publikuar, Çela shihet teksa merr pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS të thirrur sot nga Bledi Çuçi.

8 Prill 2024, 15:16 Nga I.A

 

FOTOLAJM/ Babë e bir vdiqën në biznesin e tij, deputeti socialist
Bujar Çela

 

TIRANË- Deputeti socialist Bujar Çela i është rikthyer sot jetës parlamentare pas shpërthimit të ndodhur në magazinën e tij në Lushnje. Shpërthimi i cili ndodhi për shkak të mosrespektimit të rregullave në punë si dhe për shkak të mosrespektimit të lejës së ndërtimit me urdhër nga vetë Çela, i mori jetën 2 punëonjësve, babë e bir Roland dhe Elidon Hoxha.

Në foton e publikuar, Çela shihet teksa merr pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS të thirrur sot nga Bledi Çuçi. Deputeti po hetohet nga prokuroria për vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Nga shpërthimi i ndodhur në Lushnje mbetën të vrarë babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha. Gjithçka ndodhi teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer. Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë.

bujar Çela

Sondazh

Poll