Politike

Këshilli i Mandateve për Xhaçkën/ Çuçi: Ka konflikt të arsyetimit kushtetues

Në Këshillin e Mandateve, Çuçi ka theksuar se ata ndodhen në konflikt të arsyetimit kushtetues.

8 Prill 2024, 15:02 Nga I.A
Këshilli i Mandateve për Xhaçkën/ Çuçi: Ka
Bledi Çuçi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Bledi Çuçi ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës krijon vakum, pasi vetë kjo gjykatë ka konflikt në këtë çështje. Në Këshillin e Mandateve, Çuçi ka theksuar se ata ndodhen në konflikt të arsyetimit kushtetues.

"A janë në fuqi këto vendime, nuk janë. Se çfarë nuk ka zbatuar Kuvendi, hajde gjejeni. Debati lind në pikën ku thuhet se pjesë e vendimit të GJK, janë edhe pjesët arsyetuese. Këtu përfshihet narrative e shumicën mbi të cilët është bazuar ky vendim. Sot ndodhemi në konflikt të vetë arsyetimit kushtetues. Një palë thotë se Kuvendi është i detyruar të votojë si them unë. Dhe këtë nuk e thotë Kuvendi. Por, disa gjyqtarë, 1/10 mendojnë se duhet ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese dhe sipas tyre deputetët duhet të votojnë me detyrim," tha Çuçi.

Demokratët kërkojnë heqjen e mandatit të Xhaçkës, pasi në kushtet e konfliktit të interesit, qeveria i dha burrit të saj statusin e investitorit strategjik. Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të PD-së, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese. Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë.

bledi Çuçi keshilli i mandateve

Sondazh

Poll