Aktualitet

Nga dhuna ndaj bashkëshortes tek kanosja, arrestohet një person dhe procedohet penalisht një tjetër në Korçë

Një 39-vjeçar me inicialet O.B është proceduar në gjendje të lirë pasi ka kërcënuar me fjalë një tjetër person në qytetin e Pogradecit.

8 Prill 2024, 16:11 Nga S.B
Nga dhuna ndaj bashkëshortes tek kanosja, arrestohet një person dhe
foto ilustruese

KORÇË- Arrestohet një person dhe procedohet penalisht një tjetër në Korçë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në Kapshticë është ndaluar një 40-vjeçar i shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Një 39-vjeçar me inicialet O.B është proceduar në gjendje të lirë pasi ka kërcënuar me fjalë një tjetër person në qytetin e Pogradecit. Me rastin do të merret Prokuroria e Korçës për detaje të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

-Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim Sh. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O. B., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në qytet, dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin I. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

korce kapshtice dhune kanosje

Sondazh

Poll