Aktualitet

VIDEO/ Organizonin baste sportive, arrestohen 3 të rinj në Lushnje

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin të 3 personat organizonin lojëra fati në ambiente të ndryshme të qytetit të Lushnjës. 

8 Prill 2024, 15:14 Nga E. D
VIDEO/ Organizonin baste sportive, arrestohen 3 të rinj në Lushnje
foto ilustruese

LUSHNJE- Tre persona janë arrestuar në Lushnje pasi ato ishin nën hetim për organizim të lojërave të fatit. Policia vuri në pranga shtetasit A. P., 40 vjeç, S. M., 34 vjeç dhe E. M., 36 vjeç. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin të 3 personat organizonin lojëra fati në ambiente të ndryshme të qytetit të Lushnjës. 

 

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Finalizohet pas disa muajsh hetime në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, operacioni policor i koduar “Game Over”.Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 3 shtetas që ishin në hetim për organizim të lojërave të fatit. Si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar para disa muajsh, në këtë Prokurori, për veprën "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin", kryer në bashkëpunim, është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Game Over”. Gjatë këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për shtetasit:

-A. P., 40 vjeç, S. M., 34 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin").

Gjatë periudhës hetimore ku janë kryer një sërë veprimesh me iniciativë dhe të autorizuara nga Prokuroria dhe Gjykata, si kontrolle banesash, lokalesh, sekuestrime dhe ekspertime të pajisjeve elektronike, është dokumentuar se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin lojëra fati në ambiente të ndryshme të qytetit të Lushnjës, me qëllim përfitimin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtjeshme.

policia e lushnjes

Sondazh

Poll