Politike

SPAK kërkoi rikthimin në burg, Apeli lë në fuqi vendimin për Vangjush Dakon

GJKKO më 27 shkurt mori vendimin për të liruar nga qelia ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, duke e lënë atë në masën e sigurisë "Arrest shtëpiak".

8 Prill 2024, 11:31 Nga r.ll
SPAK kërkoi rikthimin në burg, Apeli lë në fuqi vendimin
vangjush dako

TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Vendimi për lirimin e tij u ankimua nga SPAK, por Apeli vendosi lënien në fuqi. 

GJKKO më 27 shkurt mori vendimin për të liruar nga qelia ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, duke e lënë atë në masën e sigurisë "Arrest shtëpiak".

Vangjush Dako është caktuar në arrest shtëpie për shkak se i kanë kaluar afatet e paraburgimit. Ish-kryebashkiaku akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, së pari në lidhje me projektin e vijës bregdetare dhe së dyti me lejimin e ndërtimit të një pallati në Durrës pa dokumentacionin e nevojshëm.

vangjush dako gjkko

Sondazh

Poll