Politike

U diskutua mbi axhendën e javës në Kuvend, Çuçi mbledh grupin parlamentar të PS-së: Deputët të jenë prezentë në seanca

Po kështu do të paraqitet edhe Raporti Vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2023.

8 Prill 2024, 10:43 Nga r.ll
U diskutua mbi axhendën e javës në Kuvend, Çuçi
pamje nga mbledhja

TIRANË- Bledi Çuçi ka mbledhur këtë të hënë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend dhe seancën e ditës së enjte, ku pritet të kalojnë disa projektligje dhe marrëveshje.

Po kështu do të paraqitet edhe Raporti Vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2023.

Çuçi kërkoi prezencë të deputetëve në seancë, jo thjesht për të pasur numrat për miratimin e projektligjeve, por edhe për të marrë pjesë në diskutimet sipas rendit të ditës. Mbledhja vijoi më pas me trajtimin e çështjeve të ndryshme të ngritura nga deputetët sipas zonave të tyre.

beldi çuçi grupi parlamentar i ps

Sondazh

Poll