Politike

Kërkon heqjen e masës së sigurisë, mbahet sot në GJKKO seanca për Berishën

Berisha ka bërë disa herë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, por ajo është refuzuar. Po ashtu ai ka kërkuar që të jetë i pranishëm në seancat plenare, si e drejtë e tij për të përfaqësuar interesin e qytetarëve që e kanë zgjedhur, në Kuvend.

8 Prill 2024, 09:16 Nga r.ll
Kërkon heqjen e masës së sigurisë, mbahet sot në GJKKO
sali berisha

TIRANË- Sot në orën 13:00 në GJKKO do të shqyrtohet kërkesa e kreut të PD-së, Sali Berisha për heqjen e masës së sigurisë "arrest në shtëpi". Seanca e fundit u shty për shkak të mungesës së prokurorëve. Përmes një shkrese, dy prokurorët e SPAK, vunë në dijeni gjykatën se nuk mund të paraqiteshin në seancë për arsye objektive. 

Berisha ka bërë disa herë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, por ajo është refuzuar. Po ashtu ai ka kërkuar që të jetë i pranishëm në seancat plenare, si e drejtë e tij për të përfaqësuar interesin e qytetarëve që e kanë zgjedhur, në Kuvend. Pavarësisht pretendimeve të tij, GJKKO ka refuzuar kërkesat.Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK.

Ish-kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv "Partizani", mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

sali berisha gjkko

Sondazh

Poll