Politike

Berisha: Çdo ditë që kalon me këtë regjim, fati i Shqipërisë mbetet në duart e pushtetit të drogës e krimit

7 Prill 2024, 20:35 Nga DOSJA
Berisha: Çdo ditë që kalon me këtë regjim, fati i
Foto ilustruese

TIRANË-Sali Berisha ka reaguar në lidhje me mosveprimin e drejtësisë mbi skandalin që ka përfshirë Bashkinë e Tiranës, ku kompani 5D e drejtorëve të kryebashkiakut Erion Veliaj ka përvetësuar dhjetëra miliona euro nga ky institucion.

BerishaMirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju misionarëve të vërtetë të dinjitetit, shpresës, luftëtarëve të pamposhtur të kauzave të drejta të lirisë. Çdo ditë që kalon është një ditë e pamerituar për regjimin e narkoshtetit që bazohet kryekëput në vjedhjen e shqiptarëve, aleancën e krimit me drogën.

Çdo ditë që kalon me këtë regjim është fati i Shqipërisë në duart e tyre. Çdo ditë që kalon është fati i shqiptarëve në duart e tyre. Çdo ditë që kalon me këtë regjim është largimi masiv, hemorragjia e pandalshme kombëtare. Çdo ditë që kalon është pushtet droge, krimi mbi shqiptarët. Çdo ditë që kalon është pasurim dhe vjedhje e tmerrshme e tyre nga një klikë hajdutësh që nuk e kanë pasur kurrë të tillë në histori. Çdo ditë që kalon e bën më të lartë, më të madhe, përgjegjësinë tonë. Është një kushtrim më i fuqishëm për ne, të veprojmë, të veprojmë, të veprojmë.

Sondazh

Poll