Politike

Mblidhet sot Këshilli për Rregulloren, shqyrtohet vendimi i GJK për mandatin e Olta Xhaçkës

Demokratët kërkojnë heqjen e mandatit të Xhaçkës, pasi në kushtet e konfliktit të interesit, qeveria i dha burrit të saj statusin e investitorit strategjik.

8 Prill 2024, 08:23 Nga N.F
Mblidhet sot Këshilli për Rregulloren, shqyrtohet vendimi i GJK
Olta Xhaçka

TIRANË- Ditën e sotme do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të diskutuar në lidhje me çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka. Mësohet se mbledhja pritet të zhvillohet sot rreth orës 14:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Demokratët kërkojnë heqjen e mandatit të Xhaçkës, pasi në kushtet e konfliktit të interesit, qeveria i dha burrit të saj statusin e investitorit strategjik. Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të PD-së, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë.

keshilli i rregullores mandat dhe imunitetit olta xhacka

Sondazh

Poll