Sport

Dani Alves bën një sqarim në rrjetet sociale: “Nuk kam dhënë ndonjë intervistë!”...

Mbrojtësi braziliane është në lirim me kusht në Spanjë

8 Prill 2024, 11:00 Nga DOSJA

Dani Alves bën një sqarim në rrjetet sociale: “Nuk kam

SPANJE - Dani Alves ka bërë një deklaratë të shkurtër në rrjetet sociale, ku ka sqaruar se nuk ka dhënë asnjë intervistë për asnjë rrjet social.

Në Spanjë, shtypi raportoi se lojtari ka dhënë një intervistë për revistën braziliane ‘Quem’, nga grupi ‘Globo’, në këmbim të një milion eurove, me të cilat do të kishte paguar garancinë për të dalë nga burgu.

“Nuk është e vërtetë që kam dhënë ndonjë intervistë për ndonjë media dhe as nuk do ta bëj derisa të zgjidhet procesi ligjor”,- ka shkruar mbrojtësi brazilian.

Kujtohet se Dani Alves, i cili u arrestua në janar të vitit të kaluar, u dënua me katër vjet e gjysmë burg, pasi u akuzua për përdhunimin e një të reje në një klub nate të Barcelonës, në dhjetor 2022.

Lojtari u lirua me kusht pas apelit të paraqitur nga mbrojtja, prokurori dhe viktima. Si garanci ai duhej të paguante një milion euro, të dorëzonte pasaportat dhe të pranonte të paraqitej periodikisht para autoriteteve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Daniel Alves (@danialves)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll